Me 113 mijë euro në makinë, gjykata lë në burg efektivin e RENEA-s, zbardhet dëshmia: Një biznesmen…
Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Morina ka rrëfyer se paratë i ka marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit dhe se nuk vijnë nga një aktivitet kriminal.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë. Lekët i kisha për arsye personale”, ka deklaruara ai.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kujtojmë se Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh.
Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërkohë ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë vetëm për akuzën “Pastrim Parash”.