Nëna me tre fëmijët u mbytën në lumë, qytetarët shkodranë hedhin lule përgjatë Bunës

Në ditën e luleve, 6 Maj, qytetarë të Shkodrës dhe drejtues të bashkisë u solidarizuan me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin.
Me lule në duar, ata ecën përgjatë lumit Buna, duke i hedhur më pas në ujë. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.
Ndërkohë bashkia ka anuluar koncertin e pasdites, dedikuar festes së luleve.
9-vjeçarja e cila u gjet në orët e para të ditës së djeshme në ujërat e Bunës, u përcoll sot në banesën e fundit, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës së saj, Alma Arrazi dhe motrës e vëllait të saj.
Lot dhe dhimbje/ Mbytja e nënës me fëmijët në lumin Buna, përcillet drejt banesës së fundit 9-vjeçarja
Familja e 9-vjeçares që u gjet e mbytur në ujërat e lumit Buna, ka hapur dyert motit!
Ergesam Arrazi do të përcillet mesditën e kësaj të hënë për në banesën e fundit, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupave të nënës dhe motrës e vëllait të saj më të vogël.
Të katërt ata dyshohet se janë vetëmbytur duke u hedhur në lumin Buna. Shkak dyshohet se është bërë dhuna sistematike që bashkëshorti i Almës, Ergys Arrazi ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve.
Ky i fundit është vënë në pranga nën dyshime të forta se ka shkaktuar vetëvrasjen e tyre, ndërsa vijojnë hetimet.
Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit.


