Shqiptari në Greqi dhunon dy vajzat dhe gruan, bie në pranga pas denoncimit

Aktualitet

Shqiptari në Greqi dhunon dy vajzat dhe gruan, bie në pranga pas

Një tjetër incident dhune në familje ka ndodhur në Heraklion të Kretës, këtë herë me protagonist një 44-vjeçar nga Shqipëria.

Sipas mediave greke, 44-vjeçari fillimisht ka goditur njërën nga dy vajzat e tij dhe më pas, kur gruaja e tij dhe vajza tjetër kanë tentuar të ndërhyjnë, ai i ka goditur edhe ato.

Pas ngjarjes është bërë denoncimi në polici dhe autori është arrestuar. Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i tij, ndërsa vajzat dhe gruaja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

ME TE LEXUARAT