Emri, kapet me “Audi”-n e mbushur me kokainë në Angli, burgoset 27-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Emri, kapet me “Audi”-n e mbushur me kokainë në Angli,

Një i ri shqiptar është dënuar me burg në Angli, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat britanike bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar si Xhenet Hasaj, 27 vjeç, dhe se është dënuar me dy vjet e shtatë muaj burg.

Hasaj u deklarua fajtor për akuzën e posedimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.

Ai u vu në pranga në 25 mars, pasi oficerë të veshur civilë që po patrullonin në Aylesbury, e ndaluan teksa udhëtonte me një Audi A4.

Pas kontrollit të ushtuar në automjet ata gjetën 250 paund dhe 18 doza kokaine, të paketuara dhe gati për shitje.

Emri, kapet me “Audi”-n e mbushur me kokainë në Angli,

 

ME TE LEXUARAT