Mbështetja për pensionistët, Rama: Fond prej 167 milion euro për gjyshet dhe gjyshërit, vazhdon rritja çdo muaj

Aktualitet

Mbështetja për pensionistët, Rama: Fond prej 167 milion euro

Rreth 167 milionë euro janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij në podcastin “Flasim” theksoi se qeveria do të vazhdojë rritjen e përmuajshme për gjyshërit dhe gjyshet në vend, si një premtim që do të mbahet.

“Depozitimi i rreth 167 milionë euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve

Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me ccka jemi zotuar për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike.

Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të  depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro.

Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond e rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar, qoftë ato që janë zotime të marra gërmë për gërmë, shifër për shifër dhe muaj për muaj e vit për vit ndaj pensionistëve, por edhe  detyrimet afatgjata duke garantuar kështu rritjen e premtuar të pagave mujore për pensionistët, si dhe qëndrueshmërinë e sistemit”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion