Mbajtën klienten në dyqan dhe e rrahën keq! Arrestohen pronarët (DETAJE)

Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione të ndara në Tiranë, duke vënë në pranga tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre privim lirie, dhunë ndaj një klienteje, kundërshtim të forcave të policisë dhe prezantim si efektiv policie me dokument të dyshuar të falsifikuar.
Sipas njoftimit zyrtar, dy pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës u arrestuan pasi dyshohet se kanosën dhe mbajtën me forcë një kliente në ambientet e biznesit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë kundërshtuan efektivët dhe goditën një punonjës policie. Në një rast tjetër, një 22-vjeçar u vu në pranga pasi u prezantua si punonjës policie dhe në banesën e tij u gjetën municione, para dhe sende me simbolet e Policisë së Shtetit.