Masat kundër zvarritjeve të proceseve gjyqësore, "peshku i madh" i ngelet SPAK-ut

Aktualitet

Masat kundër zvarritjeve të proceseve gjyqësore, "peshku i

Nga kjo e shtunë hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e procedurës Penale që synojnë të riparojnë një nga defektet më të mëdha të drejtësisë shqiptare siç janë shtyrjet e pambarimta të seancave gjyqësore.

Për këtë arsye çdo kërkesë e paargumentuar për përjashtim gjyqtari nga seanca do të gjobitet me 50 mijë lekë të reja në gjyqet penale.

Kurse fuqizohet roli i gjyqtarit paraprak, i cili merr kompetenca dhe gjykon drejtpërdrejt pa e kaluar ne gjyq themeli dosjen, menjëherë sapo t’i paraqitet kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Por risitë e kësaj pakete synojnë te thjeshtojnë gjykimet dhe te aplikojnë gjykimin e drejtpërdrejtë.

Por për të mos harruar korrupsionin dhe te korruptuarit, të martën hyjnë në fuqi ndryshimet e tjera ku heshtjet e korrupsionit në vlera të vogla si pesë mijë lekë apo 50 mije leke, i hiqen SPAK dhe hetohen nga prokuroritë e zakonshme, për t’ja lënë duart e lira SPAK që të kapë peshkun e madh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion