Masakra e Shkodrës, mbi 50 plumba drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, hetuesit kthehen në vendngjarje

Aktualitet

Masakra  e Shkodrës, mbi 50 plumba drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit,

Masakra e pasdites së djeshme në Dobraç të Shkodrës ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë.

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se janë shoqëruar 10 persona në Policinë e Shkodrës gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qenë numri më i lartë i të shoqëruarve të cilët janë marrë në pyetje, ndër të cilët ka qenë edhe Safet Bajri.

Një emër ky i njohur si rival i familjes Lici. Ai është shoqëruar në Policinë e Shkodrës dhe pas pak minutash është lënë i lirë pasi ka bërë deklarimet e tij.

Sipas të njëjtave burime, i plagosuri rëndë nga kjo ngjarje, Bashkim Basha, po lufton me jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai ka qenë duke lëvizur me motor së bashku me bashkëshorten e tij kur është përplasur nga makina në të udhëtonin 2 viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Dyshohet së është qëlluar mbi 50 herë drejt automjetit të Hamza Licit, i cili humbi dje jetën, dhe Arlind Bushati, i cili ishte në makinë me të.

Në momentin që ata ranë pre e breshërive të plumbave, makina humbi kontrollin dhe përplasi 2 kalimtarët fatkeqë. Nga përplasja mbeti e vdekur Flutura Basha, ndërsa Bashkim Basha u plagos rëndë. Ndërkohë, Arlind Bushati mbeti fillimisht i plagosur rëndë, por ndërroi jetë rreth 6 orë më vonë në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion