Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

Aktualitet

Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.

Gjatë kontrollit të automjetit të të riut, uniformat blu gjetën një pistoletë me krëhër e municion luftarak.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. R., dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion