“Kam qenë në shtëpi, e tregojnë kamerat”, Safet Bajri dy orë në polici, çfarë tha para hetuesve

Aktualitet

“Kam qenë në shtëpi, e tregojnë kamerat”, Safet

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha, që u gjend rastësisht në vendin e krimit.

Të dyshuar për atentatin janë grupi i Bajrajve, për shkak të konflikteve të vazhdueshme me fisin Lici.

RENEA zbarkoi dje në zonën e tyre në Dobraç, ku bëri kontrolle dhe shoqëroi disa persona.

Burime bëjnë me dije se Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin.

Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion