Manastirliu publikon shifrat: Janë realizuar mbi 450,000 vaksinime në gjithë vendin

Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Janë realizuar mbi 450,000 vaksinime në

Në 24 orët e fundit në vend janë realizuar 23, 655 vaksinime. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu bën me dije se deri më tani janë kryer mbi 450 000 vaksinime që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, ndërsa shprehet se ky proces nuk do të ndalet deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.

“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.


Ia kemi dalë të kryejmë mbi 450,000 vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se ditën e sotme nga koronavirusi humbën jetën 5 pacientë dhe u regjistruan 108 raste të reja me Covid.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion