Manastirliu apel të rinjve: Vaksinohuni kundër Covid-19, moshat më të rrezikuara janë...

Aktualitet

Manastirliu apel të rinjve: Vaksinohuni kundër Covid-19, moshat
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në muajin e hapur për vaksinimin anti-Covid, përsërit thirrjen ndaj të rinjve +18 që të imunizohen.

Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se qytetarët më të rrezikuar janë mbi moshën 50 vjeç.

Ajo shprehet se synohet vaksinimi i studentëve në mënyrë që ata të jenë sa më të mbrojtur në vitin e ri akademik.

Më tej Manastirliu ka njoftuar se në qendrën shëndetësore të Sarandës po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kundër koronavirusit me 17 mijë vaksinime në total.

Postimi i Manastirliut:

VAKSINIM VAKSINIM VAKSINIM. Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë me vaksinimin e të gjithë qytetarëve +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por duke synuar edhe studentët të cilët duhet të jenë sa më të mbrojtur në auditore për vitin e ri akademik. Vaksinimi antiCOVID në qendrën shëndetësore në Sarandë ka ecur me ritme shumë të mira mbi 17.000 vaksinime janë kryer në këtë qendër.

ME TE LEXUARAT