Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ pas parakalimit të gabuar në rrugën Vlorë-Orikum, një person i plagosur!

Aktualitet

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ pas parakalimit

Vlorë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Vlorë-Orikum, me pasojë një person të plagosur, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u shënua rreth orës 15:45, teksa dy automjete u përplasën. Shkak dyshohet se është bërë një parakalimi i gabuar.

Raportohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, teksa një prej mjeteve doli nga rruga dhe u përmbys, kurse tjetri pësoi dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion