Kalonte makinat pa radhë, pezullohet polici i doganës! Detaje nga ngjarja

Aktualitet

Kalonte makinat pa radhë, pezullohet polici i doganës! Detaje nga

Disa orë më parë, JOQ Albania publikoi me pamje denoncimin e një qytetari që ndodhej në pikën kufitare të Qafë Thanës, i cili ankohej se punonjësit e Policisë kalonin makina jashtë radhe, ndërkohë që qytetarët e tjerë prisnin në trafik.

Për këtë ngjarje ka ardhur një reagim nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë. Bëhet e ditur se pas publikimit të pamjeve, është bërë pezullimi i inspektorit me inicialet R. S., i cili në video shfaqet duke takuar një qytetar, dhe menjëherë pas tij i bën me shenjë një shoferi që të futet jashtë radhe mes autobusëve.

“E katërta makinë është, ne kemi dy orë këtu. Turp policia!” thotë qytetari në video.

Gjithashtu bëhet e ditur se ndaj inspektorit në fjalë “ka nisur ndaj punonjësit të Policisë hetim disiplinor, në zbatim të nenit 121 të ligjit nr. 82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, pika 1, germa “m”, “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi”.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion