Makinat copë-copë, pamjet e aksidentit në Shkodër-Lezhë, të përfshirë edhe fëmijë

Aktualitet

Makinat copë-copë, pamjet e aksidentit në

Janë te frikshme pamjet e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në afërsi të fshatit Mabë, ku raportohen tashmë 7 të plagosur.

Makinat copë-copë, pamjet e aksidentit në

Katër automjetet e përfshira tregojnë për një impakt të fortë, ku një nga mjetet ka përfunduar në fushat që ndodhen poshtë rrugës, dhe një tjetër është përplasur me një shtyllë.

Makinat copë-copë, pamjet e aksidentit në

Makinat copë-copë, pamjet e aksidentit në

Në një nga automjetet e tjera, me targa italiane, ka dalë ndenjësja e një foshnje, që raportohet tek të plagosurit, të cilët janë transportuar në spitalet e Shkodrës dhe Lezhës, ku disa raportohen në gjendje të rëndë.

Makinat copë-copë, pamjet e aksidentit në

Tre të plagosur janë dërguar në Lezhë, katër në spitalin e Shkodrës.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion