9-vjeçarja përleshet me tre burra që deshën ta rrëmbenin, shpëton mrekullisht nga 'kthetrat' e tyre

Një vogëlushe 9 vjeçare në Angli, është përleshur me tre burra dhe i ka shpëtur nga duart, pasi këta të fundit kanë tentuar ta rrëmbejnë në një park lojrash.
Ngjarja ka ndodhur në Veri të Mançesterit, por rrëmbyesit ende nuk janë vënë në prangat e policisë. Policia thotë se tani kanë rritur patrullat në zonë dhe po bëjnë 'gjithçka që munden' për t’i gjetur.
E mitura e ka zbardhur tashmë dinamikën e incidentit: burrat janë afruar dhe e kanë kapur vogëlushen e cila luftoi me ta, duke i goditur me shqelma e pastaj arriti t’ia mbathë dhe të japë alarmin. Menjëherë forcat e rendit dërguan patrullat në zonë, por personat ishin larguar me shpejtësi.
Nga sa pohuan burime policore, dy prej tyre kanë qenë të bardhë, ndërsa një tjetër ishte me racë mikse.
Që të tre mbanin veshje te errëta dhe i kishin fytyrat të mbuluara. “Ky është një incident tejet shqetësues, dhe është lehtësim i madh që fëmija arriti të shpëtojë. Do të doja ta siguroja komunitetin tonë se po bëjmë ç’është e mundur që t’i kapim këta tre individë, ndaj dhe i kemi shtuar patrullat në zonë gjatë kohës që zhvillojmë hetimin tonë”, tha zëdhënësja e policisë, Louise Edëards,e cila kërkoi dhe ndihmën e publikut për informacione mbi të dyshuarit.