Berisha: Pafytyrësia e narkodrejtorit të pergjithshem të narkopolicisë nuk njeh kufinj

Politikë

Berisha: Pafytyrësia e narkodrejtorit të pergjithshem të

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij facebook ka reaguar në lidhje  lajmin se policia ka gënjyer se ka ndaluar dy truprojat e Saimir Tahirit.

Në lidhje me Veliun, Berisha u shpreh se  ‘ai ka mashtruar dhe pafytyrësisht qytetarët se ish-truproja e Saimir Drogës është arrestuar ndërkohë që ai është i lirë jashtë vendi’

Njëri prej tyre, u lajmëruar mbrëmjen e djeshme dhe tha se nuk ishte i ndaluar.

Postimi i plotë:

Pafytyrësia e narkodrejtorit të përgjithshëm të narkopolicisë nuk njeh kufinj!

Ai mashtroi dhe pafytyrësisht qytetarët se ish truproja e Saimir Droges është arrestuar ndërkohë që ai është i lirë jashtë vendi. Ai ka peng Edvin drogën ndaj dhe mashtron një popull të tërë.

Lexoni kronikën e mëposhtme të gazetarit dhe ndiqni videon kur akuzonte si bandit para komisionit të ligjeve nënën e 15 vjeçarit të keqtrajtuar shtazërisht nga narkobanditët e tij. sb

Gënjeshtra e Ardi Veliut/ Policia e shpalli të arrestuar, ish-shoqëruesi i Tahirit telefonon gazetaren nga arratia

21:59, 02/07/2021

Ndërsa policia e ka shpallur të arrestuar ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, gazetarja Klodiana Lala ka hedhur poshtë këtë version.

Gazetarja shprehet se ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, Agustin Gega e ka telefonuar dhe i ka thënë se kundërshton akuzat ndaj tij nga ana e SPAK-ut.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion