Kosova drejt normalitetit, vetëm tre të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

Kosova drejt normalitetit, vetëm tre të infektuar dhe asnjë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, përmes një postimi në facebook ka bërë publike gjendjen pandemike në vendin fqinj, teksa duket se po i rikthehet normalitetit.

Sipas të dhënave të raportuara Kosova ka regjistruar vetëm 3 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë viktimë. Në total u kryen 1 mijë e 859 testime teksa shifrat në Kosovë po shkojnë drejt zeros.

9 persona e kanë fituar betejën së fundmi me COVID-19.

Ditën e sotme, Kosova ka marrë mbi 182 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, donacion nga Norvegjia.

Postimi i plotë:

03 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës.

Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Kosova drejt normalitetit, vetëm tre të infektuar dhe asnjë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion