Makina humbi kontrollin dhe u përmbys në rrugë, vdes 60-vjeçari shqiptar në Itali
Lajmifundit
/
19 October 2021, 09:10
Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 60-vjeçar shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se viktima ka humbur fillimisht kontrollin e makinës, duke u përplasur me bordurën e rrugës, e për pasojë makina është përmbysur.
Fatkeqësisht viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, nuk arriti ti shpëtojë plagëve. Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës, viktima kishte marrë plagë të rënda. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i aksidentit.


