Makina, 10 llogari bankare, apartamente, SPAK kërkon sekuestro për pasuritë e Flamur Sinanajt

Aktualitet

Makina, 10 llogari bankare, apartamente, SPAK kërkon sekuestro për

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka konfiskuar pasuritë e paluajtshme të Flamur Sinanajt, shqiptarit të dënuar në Belgjikë me 8 vite burg për trafik droge dhe 5 mijë euro gjobë për vepra të tjera penale.

“Shtetasi Flamur Sinanaj, është subjekt i ligjit nr.10 192/2009, pasi në bazë të vendimit nr. 5736 datë 01.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Antverpen, dega Antverpen, dhoma 8C, është dënuar me 8 (tetë) vjet heqje lirie dhe 5.000 (pesë mijë) Euro gjobë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës”- thuhet në njoftimin e SPAK.

Në vendimin e marrë ditën e djeshme, është vendosur sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe një njësie banimi në Tiranë si dhe të 10 llogarive bankare e mjeteve lundruese dhe automjeteve luksoze të cilat së bashku kapin shifrën e rreth 1.2 milionë eurove.

Konkretisht, janë konfiskuar:

Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;
Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;
Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;
7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;
3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;
Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;
Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;
Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;
Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012;

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion