“Lufta” si justifikim? Në Korçë rritet çmimi i bukës, pa ndryshuar kostot e prodhimit

Aktualitet

“Lufta” si justifikim? Në Korçë rritet çmimi

Në emër të impaktit nga lufta në Lindjen e Mesme, abuzuesit kanë filluar të rrisin edhe çmimin e bukës.

Kjo ka ndodhur në Korçë, ku nga një vëzhgim i kryer në furrat e bukës, rritja e çmimit të këtij produkti të rëndësishëm është vërejtur vetëm në një subjekt, ku buka po shitet me 150 lekë, nga 120 lekë që ishte më parë.

Drejtuesit e këtij subjekti, thanë se vendimi për rritjen e çmimit të bukës justifikohet me pretendimin se është rritur çmimi i miellit, por pas interesimit të Neës24 në pikat e tregtimit të miellit në Korçë, tregtarët kanë mohuar kategorikisht se kanë rritur çmimin e tij. Sipas tyre, çmimi i miellit ka mbetur i pandryshuar prej dy vitesh dhe aktualisht tregtohet me 52 lekë për kilogram.

Nga vëzhgimi në terren nuk rezulton që furrat e tjera të bukës në Korçë të kenë aplikuar rritje çmimi. Edhe nga pamjet e siguruara, çmimet në shumicën e furrave janë të pandryshuara.

Rasti i rritjes së çmimit të bukës në një subjekt në Korçë, pa asnjë arsye të justifikuar nga kostot e prodhimit, tregon një praktikë të abuzimit të tregut.

Abuzuesit, duke shfrytëzuar situata të pasigurta ekonomike si konflikti në Lindjen e Mesme, tentojnë të përfitojnë në dëm të konsumatorëve, duke rritur çmimet pa bazë reale. Ky fenomen krijon një precedent të rrezikshëm, pasi mund të inkurajojë dhe subjektet e tjera të ndjekin të njëjtin model, duke gjeneruar një valë rritjeje që rëndon më shumë konsumatorët dhe ndikon tregun./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion