Lidhja intime me të miturën dhe shantazhi me video, Gjykata lë në burg policin dhe 2 të arrestuarit e tjerë

Aktualitet

Lidhja intime me të miturën dhe shantazhi me video, Gjykata lë

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 të ndaluarit e përfshirë në rastin e rëndë të abuzimit seksual dhe shtrëngimit financiar nëpërmjet shantazhit me video intime, ku është e përfshirë një 16-vjeçare dhe dy punonjës policie.

Në një seancë me dyer të mbyllura, pasi u dëgjuan palët respektive, gjyqtari i gatshëm vendosi lënien në qeli të tre të arrestuarve, mes tyre një efektiv policie.

Masat me burg u dhanë për Isi Pasha, 26 vjeç, Pajtim Baka, njerku i të miturës, njëkohësisht efektiv dhe Kristian Prifti, 46 vjeç. Pasha dhe Prifti akuzohen njëkohësisht për shantazhin ndaj policit.

Arrest me burg në mungesë u dha edhe për efektivin tjetër, 53-vjeçarin Artur Ago, i shpallur në kërkim, protagonisti i videos, e që dyshohet se është arratisur drejt Greqisë.

Një nga efektivët akuzohet se ngacmonte thjeshtrën e tij 16-vjeçare, kurse tjetri se kishte lidhje intime me të miturën dhe nëpërmjet informacionit shantazhohej me vlerë deri në 12 mijë euro.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion