“Certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij”, Berisha: Petrit Malaj, anëtar i klanit të Gjolekë Malajt

Politikë

“Certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij”,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka denoncuar ministrin e Financave, Petrit Malaj, si anëtar i klanit të Gjolekë Malajt. Sipas Berishës, Malaj ka marrë detyrën e ministrit të Financave ditën që kompania e tij BDO Albania certifikoi censusin e dyshuar të qeverisë.

Berisha theksoi se kompania, ku Malaj ka qenë administrator dhe ku aksionerë janë i ati dhe e motra e tij, ka certifikuar një proces që ai e cilëson të falsifikuar. Ai e lidh këtë emërim me lidhjet e krimit me postet e larta në administratë, duke e cilësuar si “leva e Arkimedit për postet ministrore dhe administratën e narkoshtetit”.

Gjithashtu, Berisha akuzon Malajn për paraqitje të pasakta në deklaratat publike dhe CV, duke e cilësuar si “fshehës dhe evazor”, dhe shton se ai tani drejton financat e vendit “me të njëjtat parime që drejtojnë bandat”.

Berisha: Lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar nga Edi Rama.

Kompania BDO, e vjehrrit, motrës dhe e këtij, se ky ishte administrator, pra certifikoi censusin e falsifikuar në shifra kolosale.

Dhe, ditën që ka dorëzuar certifikimin e censusit, klani Malaj, klani Gjolekë Malaj, ky përfaqësues i tyre emërohet ministër i Financave.

Ministri i Financave vjen në atë detyrë pasi kishte detyrë shtetërore drejtor i AKBN-së.

Para tij, drejtor i AKBN-së ishte kunati i tij, Doda, Doda, i cili shkarkohet dhe ndiqet penalisht për shpërdorime dhe abuzime, por pavarësisht nga ajo, ai punon në një detyrë të rëndësishme dhe sot.

Vetë ministri, në deklaratat e tij, ka paraqitur veten si profesionist i lirë, në një kohë kur ai ka qenë me dokumente zyrtare drejtor ekzekutiv i kompanisë BDO. Pra ka kryer mashtrim.

Ka qenë drejtor ekzekutiv, siç ka pranuar vetë në CV, i BDO që prej vitit 2014. Në regjistrin e pagave figuron deri në vitin 2021 si profesionist i lirë, me NIPT, jo si drejtor ekzekutiv.

Pra, ky është një fshehës, një evazor.

Dhe ky sot drejton financat e vendit me të njëjtat parime që drejtojnë bandat.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion