Konflikti me armë në Fier/ Arrestohen dy persona, në kërkim edhe...

Aktualitet

Konflikti me armë në Fier/ Arrestohen dy persona, në kërkim

Policia e Fierit ka njoftuar arrestimin e dy personave të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, 33-vjeçarit Romeo Çako, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e së premtes dy persona janë konfliktuar brenda lokalit, dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e rrethanave që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion