Kush e rrëmbeu Artur Carën? Publikohet shkresa për herë të parë: Të jep xhaxhi një mijë lekë...

Aktualitet

Kush e rrëmbeu Artur Carën? Publikohet shkresa për herë

Nëna e Artur Carës e di se si ja gënjyen rrëmbyesit të birin ditën e shtatë korrikut 2004. Ishte verë dhe 9  vjeçari po ndihmonte prindërit në tregun e Elbasanit duke punuar në shitblerjen e qeseve. Dikush u afrua dhe i kërkoi ta ndihmonte të transportonte ushqimet me makinë.

“Prej datës 7 korrikut 2044, e deri më sot që kërkojmë nuk kemi asgjë. E përcolla si çdo ditë në orën 7 e gjysmë, deri në orën 12 është parë në markatë, nga të gjithë të afërmit, nga mamaja nga vëllai i tij. mbas orës 12 ka ardhur momenti të vijë në shtëpi , i kanë thënë që iku turi përpara erdhi djali jo i thashë , dhe aty nisëm kërkimet”-tregon Sofije Carja, nëna e Arturit.

Por hetimet për rrëmbimin e Arturit këtu në tregun e Elbasanit kanë qenë të vakëta për një kohë të gjatë derisa prokuroria e Elbasanit siguron emrin e një dëshmitari okular dhe që shiste qese si ai. Aldo Sabriu i cili nuk ishte pyetur asnjë herë për 18 vite me radhë foli për herë të parë dhe tregoi identikitin e rrëmbyesit.

“Ishim të dy me Arturin dhe thërrisnim ‘ Hajde qese” dhe në këto momente afrohet një burrë i moshës rreth 40 vjeç, i shëndoshtë, i shkurtër, me mustaqe, me këmishë me kuadrate dhe për mua ky person duhet të ishte ushtarak pasi kishte radio si ato që mban policia dhe kishte një makinë të bardhë. Këtë person e kisha parë edhe herë tjetër. atë ditë pasi i mbanim qeset unë dhe Arturi dhe i ai i mbushte me ushqime të ndryshme, ai na tha që ta ndihmonim ti çonim qeset me ushqime tek makina. Kur shkuam deri atje, ai nxori 1 mijë lekë dhe tha: A do vini me xhaxhin deri tek shtëpia t’më ndihmoni me qeset. Unë i thashë nuk vij, Arturi u gënjye dhe ju përgjigj në rregull”-citohet dëshmitari në dokument.

“Kur ka vajtur denoncimi kanë thënë do presim dhe pak se është aventurë fëmijësh. Ku nuk kemi kërkuar në Greqi kam kërkuar”-u shpreh Jakup Caraj, i ati i Arturit.

“20 vjet që kërkojmë, edhe djali me ne. të dali e vërteta si ka ndodhur. Qoftë edhe anonim. Të shoh djalin. Mendja shpirti është aty, plagë e kam, ulem ngrihem ku e kam djalin. Çfarë ka ndodhur. Vetëm zoti i madh i jam lutur”-u shpreh nëna e Arturit.

Me bindjen se është përballë një grupi kriminal që rrëmbente fëmijë për ti shfrytëzuar në vendet e Be për të lypur, prokuroria e Elbasanit ka vënë në lëvizje ministrinë e drejtësisë përmes një letër-porosie dhe kërkon të dhëna nga Greqia për çdo të dhënë për Artur Carjan dhe a ekziston apo jo një praktikë birësimi për të

Prokuroria e Elbasanit pranoi për TCH se ka identifikuar rrëmbyesin e fëmijës, por ai nuk mund të hetohet mbasi ka ndërruar jetë, por hetimet po vijojnë për gjetjen e Arturit që sot është 29 vjeç.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion