Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë javë

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës

Temperaturat e ajrit kanë shënuar këtë fillim jave 8 gradë Celsius minimalja, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 29 gradë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 8 deri 21°C

 në zonat e ulëta 11 deri 23°C

në zonat bregdetare 14 deri 23°C

Ndërkohë pas mesjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën  e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion