Ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Berat-Lushnje, pvrplasen dy automjete

Aktualitet

Ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Berat-Lushnje,

Një aksident i rende ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Perplasja ka ndodhur rreth orës 4 pranë fshatit Fier-Shegan.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona dhe një mjete tip Smart.

Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku me pas kanë përfunduar në kanale.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete.

Nga aksidenti pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50 ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetët.

Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Efektivat të policisë rrugore nisën hetimet e shkaqeve të aksidentit duke marrë në pyetje dy drejtuesit e tyre.

ME TE LEXUARAT