Kthjellime dhe vranësira, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
8 April 2021, 07:57
Aktualitet

Moti në vendin tonë do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Sipas MeteoAlb, në zonat Lindore dhe Juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore.
Duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.


