6 milionë euro të grabitura në Elbasan? Hoxha zbulon çfarë pretendon pronari për pengmarrjen

Aktualitet

6 milionë euro të grabitura në Elbasan? Hoxha zbulon
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka dhënë detaje nga ngjarja në familjen rome në Elbasan, ku u dyshua se grabitës të maskuar me veshje të forcave speciale kanë hyrë për të grabitur shuma të mëdha parash. 

Hoxha tha se e ka takuar Lorenco Zerellarin dhe se ai ka pretenduar se kanë dashur ta marrin peng, por nuk ka pranuar se në banesë të ketë patur 6 milionë euro. 

Hoxha deklaroi se policia më shumë po heton Zerellarin, sesa autorët që i kanë hyrë në banesë. 

"E kam takuar këtë person, Lorenco Zerellari. Shumë interesant si personazh. Nga ajo ngjarje, nga 12 tetori, dhe sidomos kur e publikuam rastin këtu, hetimet kanë marrë një rrugë tjetër. Në vend të kishin prioritet zbulimin e autorëve, skuadra që vajti me uniformat e forcave speciale, po merren me palën e dëmtuar.  U kanë marrë romëve telefonat celularë. 

Ato kanë qenë para të vjedhura ish kryetarit të bashkisë në Greqi. 

Ajo që kishte tronditur familjarët e Zerellarit, mënyra si janë zhvilluar hetimet më mbrapa. Policia është marrë më tepër me këta, pas lajmit, që bëhet fjalë për shumë para. Nuk u ka kthyer telefonat. 

Mua më ka thënë variantin, që tentativa e grupit që i shkoi në banesë ishte ta merrnin peng.  Kanë hyrë në banesë për të marrë Lorencon, pasi kanë parë që nuk kishte para. Kanë gjetur disa para të fshehura të babait. Kanë vepruar si policia, fliste vetëm një person, ka patur urdhra shumë të shkurtër. 

Personit i kanë vënë prangat dhe i kanë thirrur në emrin Lenci. E kanë prangosur, i kanë lidhur duart. Kur kanë kërkuar në banesë, në dyshekë, mobilje, u bë shumë zhurmë, pasi në shtëpi ka patur fëmijë të vegjël, është mbledhur gjithë lagjia. Kjo e ka shpëtuar zotërinë, që as nuk është përdorur armë. Kur ka dalë jashtë me duart lidhur, kanë ardhur banorët e lagjes. 

Më ka thënë kam këputur njërën nga prangat dhe autorët janë larguar.  Për fat nuk e kanë marrë. 

Është verifikuar se para se të ndodhte ngjarje, Zerellari kishte ardhur nga Greqia.  3-4 muaj para se të ndodhte ngjarja, Lorenco Zerellari ka blerë banesë dy katëshe në Elbasan. 

Tani ka filluar hetimi, në vend të merren me autorët që nuk janë kapur, kanë vjiuar të merren me Lorenco Zerellarin. Blerja e shtëpisë dy katëshe ka krijuar dyshimin, që zhurma që është folur në Greqi ka të bëjë me këtë person. Nga biseda që bëra sot, nuk ka fiksuar çfarë dialekti fliste personi që komunikonte me të. 

Tani jemi në pjesën, që kërkojnë mbrojtje nga policia. Kanë frikë. Gjithë situata mbrapa. Ai është me dokumenta greke, por nuk e ka kaluar më kufirin. 

Policia nuk ka informacion për paratë, thotë po heton.  Paratë do ta marrim vesh sepse nuk do të kalojë kaq kollaj kjo ngjarje. 

Personi thotë erdhën të më grabisnin, donin të më merrnin peng, thotë nuk i njoh ata persona.  I thashë pse erdhën te ty nëse nuk je i përfshirë? 

Ajo që e bën historinë e çuditshme, nuk po merret njeri me autorët. Pastaj informacionin që ka pse kanë dashur ta marrin peng. 

Zerellari thotë në banesë nuk kisha para nuk gjetën para, gjetën vetëm 3 mijë euro që kishte babai në dyshek.  Ai zotëri thotë nuk jam përfshirë te kjo ngjarje. 

Pastaj vijmë te pjesa tjetër. Në Greqi nuk kemi të bëjmë me grabitje. Policia greke nuk ka nisur referim atje, sepse nuk ka grabitje. Kanë gjetur para në pronë të braktisur", tha Hoxha. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion