Situata në Rinas/ Akuzohen për shpërdorim detyre, shkon në 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar nga policia

Aktualitet

Situata në Rinas/ Akuzohen për shpërdorim detyre, shkon në

Shkon në 28 numri i personave që janë shoqëruar nga policia e Shtetit, pasi u kallëzuan penalisht nga Albcontrol. Pas kësaj, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për kontrollorët, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, kontrollorët bojkotuan punën e tyre dhe për pasojë sollën në kolaps aeroportin e Rinasit. Kontrollorët kërkojnë rritje të rrogës, pasi sipas tyre presioni është shumë i madh.

Më herët u bë me dije se fluturimet e paradites janë anulluar, asnjë vendim nuk ka për orët e pasdites.

ME TE LEXUARAT