Lë qelinë për t'u nisur drejt Kosovës? Jakup Krasniqi përballet me një situatë të rëndë familjare

Kosovë&Rajon

Lë qelinë për t'u nisur drejt Kosovës? Jakup Krasniqi
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur këtë të mërkurë nga Haga drejt Kosovës, pasi ka marrë lejen e autoriteteve për t’u larguar përkohësisht nga qelia për arsye familjare. Shkak është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, ish-drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të qëndrojë pranë familjes në këto momente të vështira. Ndërkohë, efektivë të EULEX-it janë parë pranë banesës së tij në lagjen Velania të Prishtinës.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi kthehet në Kosovë që prej transferimit të tij në Hagë, më shumë se pesë vite më parë.

Jakup Krasniqi, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte një nga zërat kryesorë të komunikimit të UÇK-së me komunitetin ndërkombëtar, u dënua dy muaj më parë nga Gjykata Speciale me 25 vite burgim, pasi u shpall fajtor për akuza që lidhen me krime lufte.

Në të njëjtin proces gjyqësor janë të përfshirë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion