Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Kthjellime dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të dominohet ditën e sotme nga një mot i kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash që do të gjenerojnë dhe reshje të pakta shiu.

Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore – Verilindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgë 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion