Kryeministri publikon foton me emigrantin: Dy adashë, Rama i PD, kuksian Londre, Rama i PS katunar Surreli
Lajmifundit
/
19 Prill 2021, 08:25
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në instagram me adashin e tij Edi Rama, emigrant nga Londra që udhëtoi me avionin që zbriti në aeroportin e Kukësit.
Në shenjë humori, kryeministri publikon foton në ambientet e avionit dhe shkruan: “Dy adashë. Majtas Ed Rama i PD, kuksian Londre, djathtas Ed Rama i PS, katunar Surreli”
View this post on Instagram
Kujtojmë se një ditë më parë u hap aeroporti i Kukësit ku u bë ulja e parë e një avioni, që erdhi nga Londra në Einas, ku mori kryeministrin Rama dhe ministren Balluku, për tu ringritur sërish e për të shkuar në Kukës.


