Kryeministri i Hungarisë uron Ramën për fitoren e mandatit të katërt në Shqipëri: Mezi pres t’iu shoh në Tiranë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitoren e Partisë Socaliste me 83 mandate nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Me një postim në platformën “X”, Orban e konsideron këtë si fitore bindëse dhe gjithashtu shpreh me padurim vizitën e tij në Tiranë për mbajtjen e Samitit Europian, ku sipas tiij mund të jetë “historike”, e cila do të zhvillohet në datat 15-16 maj.
Postimi i tij:
Urime Kryeministrit për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.


