Kristi Balukja humbi jetën duke vendosur eksploziv në makinën e Kel Llumit, zbulohet motivi në Elbasan

Aktualitet

Kristi Balukja humbi jetën duke vendosur eksploziv në makinën e

Policia ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku humbi jetën I riu Kristi Balukja.

Ai ka tentuar t’i verë tritol makinës së Renato Çepas, por sasi e ekspluzivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.

Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të vjetër për motive të dobëta, teksa grupi hetimor po heton për detaje të mëtejshme.

Kristi Balukja humbi jetën duke vendosur eksploziv në makinën e

Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç.

Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.

Burime nga hetimi, thane se 24-vjeçari Kristi Balukja, i cili nuk rezulton të ketë precedent penal.

Ndërkohë shënjestra, sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Emiliano Ramazanit, i vrarë disa vite më parë në Elbasan.

Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt fizik disa kohë më parë, gjë që mund të jetë bërë shkak për “hakmarrje”.

ME TE LEXUARAT