Kreu i Gjykatës së Posaçme në përurimin e ambienteve të reja në GJKKO: Drejtësia, një shërbim për qytetarin!

Aktualitet

Kreu i Gjykatës së Posaçme në përurimin e ambienteve

Sot përurohen ambientet e reja të Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimi i Organizuar (GJKKO), në një ceremoni ku mori pjesë edhe drejtuesi i saj, Erion Bani.

Në fjalën e tij, Bani theksoi se zgjedhja e ditës së inaugurimit lidhet simbolikisht me “ditën e drejtësisë”, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për institucionin. Ai u shpreh se godina e re është realizuar me mbështetjen e Bashkimi Evropian dhe sipas tij përfaqëson një hap përpara në rritjen e standardeve profesionale të gjykatës.

“Drejtësia është, para së gjithash, një shërbim për qytetarin. Gjykata nuk ekziston për veten e saj, por për qytetarin dhe për besimin publik,” u shpreh Bani.\

Ai shtoi se ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e mesazhit që ajo përcjell, duke theksuar rëndësinë e infrastrukturës në funksionimin e sistemit gjyqësor. Sipas tij, frymëzimi për këtë transformim vjen edhe nga përvoja e gjykatave në Shtetet e Bashkuara, ndërsa e cilësoi investimin si “domosdoshmëri institucionale” dhe jo luks. “Ky transformim nuk është luks, por përgjegjësi ndaj qytetarit,” deklaroi kreu i GJKKO-së.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion