Korçë/ Thyen xhamat e bashkisë dhe poston videon online, arrestohet 27-vjeçari

Aktualitet

Korçë/ Thyen xhamat e bashkisë dhe poston videon online,

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi ka thyer me gurë xhamat e godinës së Bashkisë së qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 të mëngjesit të 3 gushtit. Autori, shtetasi K. D., banues në Korçë, pas sulmit ka publikuar videon në rrjete sociale, duke përdorur edhe fjalor fyes.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT