U rrëzua me motor dhe refuzoi testin e alkoolit, arrestohet 43-vjeçari në Paskuqan
Lajmifundit
/
3 Gusht 2025, 10:27
Aktualitet

Një tjetër rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor është regjistruar në zonën e Paskuqanit, ku një 43-vjeçar ka përfunduar në pranga.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi L. H., duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke marrë dëmtime të lehta. Pas ngjarjes, ai ka refuzuar disa herë t’i nënshtrohet testit të alkoolit, duke shkelur detyrimin ligjor.
Pas veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, ndaj tij u mor masa e arrestit, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.


