Kontrolle në pyje, banesa të braktisura dhe ish-reparte ushtarake, arrestohet një 60-vjeçar në Lezhë për kultivim kanabisi

Aktualitet

Kontrolle në pyje, banesa të braktisura dhe ish-reparte ushtarake,

Në vijim të planit për kontrollin e territorit, policia ka zhvilluar ditën e sotme kontrolle në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura si dhe ish-reparte ushtarake me qëllim evidentimin e rasteve të kultivimit të kanabisit.

Si rezultat i kontrolleve, është arrestuar në Lezhë një 60-vjeçar në fshatin Krajën, i cili është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimët narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Lezhë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.   

 Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në tokën në pronësi të tij, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. B., 60 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion