Konkursi në Policinë e Shtetit, përfundojnë dy fazat e para të procesit, javën e ardhshme jepet testimi i fundit

Aktualitet

Konkursi në Policinë e Shtetit, përfundojnë dy fazat e para

Prej ditësh në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe Pallatit të Kongreseve ka nisur testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë, kryekomisarë dhe komisarë në Policinë e Shtetit. Të ndarë sipas kategorisë do të jepen gradat për 12 “Drejtues të Parë”, 40 “Drejtues”, 200 “Kryekomisarë” dhe 320 “Komisarë”. Procesi kalon në tre faza, e para kriteret dhe pikët e dosjes, e dyta testi me shkrim dhe faza e tretë testi me gojë.

Zyrtarisht se deri më tani kanë përfunduar dy fazat e para të këtij procesi, faza e parë kriteret dhe pikët e dosjes dhe faza e dytë testimi me shkrim. Deri më tani kanë konkurruar në dy fazat e para, 88 kryekomisarë për gradën Drejtues, ndërsa 20 drejtues kanë dhënë testin me shkrim për gradën Drejtues i Parë. Ndërsa 600 nënkomisarë ka konkurruar për 300 vende komisarë dhe 320 komisarë për 200 vende kryekomisarë. Të gjithë aplikanët kanë marrë përgjigjet e testimit me shkrim.

Javës tjetër do të jepet edhe testi i fundit, ai me gojë dhe në fund pastaj përcaktohet marrja e gradës, ku në total uniformave blu pritet t’i shtohen 52 drejtues si dhe 520 kryekomisarë e komisarë.

Edhe pse procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe po mbikëqyret nga AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit, ky proces nuk ka qenë transparent për mediat dhe publikun pasi nuk ka pasur afishim publik të rezultateve të testimeve të aplikantëve. News24 u interesua zyrtarisht në Policinë e Shtetit, e cila deklaroi se lista e pikëve është publike vetëm për policinë dhe punonjësit e policisë dhe jo për qytetarët.

Po ashtu, ky proces gjithashtu vjen në një fazë të rëndësishme të policisë që lidhet me vetëpastrimin e saj. Kujtojmë që 9 muajt e fundit, hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe SPAK kanë çuar në arrestimin e shefave apo drejtues policie, të cilët rezultuan të implikuar në botën e krimit duke bashkëpunuar dhe I dhënë informacion grupeve kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion