‘Kokat’ e Hellbanianz në Dubai, ushtarët në burgjet angleze. “Skilla” burg përjetë, “Guçi” rikthehet në qeli

Aktualitet

‘Kokat’ e Hellbanianz në Dubai, ushtarët në burgjet

E ndërsa kokat e grupit Hellbanianz nga Barking në Lindje të Londrës janë zhvendosur në Dubai, ushtarët e tyre përfundojnë në burgjet angleze. Më i fundit i dënuar me burg përjetë për vrasje është 31 vjeçari Sabajet Shuti i njohur me pseudonimin Skilla.

Top Channel raporton se pas anëtarëve me pseudonimet Zeero, Pato dhe Guçi, Skilla, Sabajet Shuti nga Fajza e Kukësit është më i fundit nga Hellbaniaz që dënohet për vrasje.

Shuti u shpallur fajtor për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja. Vëllai i Shutit, Emirlion Shuti 30 vjeç u shpall fajtor për përleshje. Ai mori një dënim prej 20 muajsh, me kusht për dy vjet..Edhe Emirlion Shuti është pjesë e Hellbanianz i njohur me pseudonimin “One Mili HB”.

Ndërkohë që këtë proces gjyqësor e zhvilloi në gjendje të lirë Emirlion Shuti u bë viral në TikTok pas përplasjes të fortë me fyerje me ish anëtarin tjetër të Hellbanianz Fabiol Kucin i njohur me pseudonimin Guci.

Në vend që të thotë Barking ai thotë Parkingu dhe kjo batutë e “One Mili HB” u shumë fishua në TikTok. Sabajet Shuti nisi sulmin e tij fatal mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Church Lane, Leytonstone pas një përplasje me një grup tjetër shqiptarësh. Gjatë grindjes që pasoi, Sabajet Shuti nxori një thikë dhe e goditi dy herë Lumturin, dhe një herë mikun e tij.

Të dy vëllezërit Shuti ikën nga vendi i ngjarjes duke e lënë Lumturin të rrëzuar dhe të vdekur në trotuar. Një ditë pas vrasjes, Sabajet Shuti bëri plane për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Ai ndryshoi pamjen e tij duke rruar mjekrën dhe më pas udhëtoi për në Folkestone përpara se të kalonte Kanalin në Francë.

Një vit pas sulmit, më 3 tetor 2023, Sabajet Shuti u arrestua në Suedi dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion