Kokainë me imazhin e Escobarit në Durrës, fotot e dy pronarëve të firmës që priste konteinerin me banane

Aktualitet

Kokainë me imazhin e Escobarit në Durrës, fotot e dy

Dalin fotot e dy ortakëve të kompanisë, ‘Masabi Fruits’, ku ditën e sotme në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të tyre, u gjetën një sasi prej të paktën 100 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori.

Bëhet fjalë për administratorin Erion Petin,  si dhe ortaku i tij Klajdi Xibraku. Mësohet se ky i fundit, ishte personi i cili ishte paraqitur për të bërë zhdoganimin e mallit. Nga ana e këtyre dy personave është mohuar përfshirja në rrjetin e drogës.

Ndërkohë në 200 pakot e kapur me kokainë, në disa prej tyre kishte mbishkrime si  ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar). Ndërkohë në një pako ishte stampuar edhe imazhi i “mbretit” të drogës Pablo Escobar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion