Droga nga Ekuadori e gjetur në portin e Durrësit, zbulohet mesazhi i trafikantëve në pakot me kokainë

Aktualitet

Droga nga Ekuadori e gjetur në portin e Durrësit, zbulohet mesazhi i

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sasinë e konsiderueshme të lëndës narkotike të kapur në portin e Durrësit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se u kapën 200 kg kokainë, nga të cilat rreth 100 kg ishin fshehur në tavanin e kontenierit me ngarkesë bananesh. Teksa vijon numërimi i pakove, në disa prej tyre shkruhet “Viejon”. Në port, janë parë policia e Durrësit, autoritetet portale dhe antikontrabanda.

Në 200 pakot e kapur me kokainë, në disa prej tyre kishte mbishkrime si  ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar). Ndërkohë në një pako ishte stampuar edhe imazhi i “mbretit” të drogës Pablo Escobar. 

Konteineri i mbushur me lëndë narkotike dyshohet se vinte nga Ekuadori. Kontenieri i përket disa personave nga Tirana, emri i të cilëve është i padëgjuar më parë për përfshirje në ndonjë vepër kriminale.

Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Anija është ankoruar paraditen e sotme në portin e Durrësit dhe nga kontrolli në njërin prej kontenierëve me ngarkesë bananesh të shkarkuar prej saj, u zbulua ngarkesa e paligjshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion