Koçeku dha dorëheqjen nga PS, protestuesi: Ra një gur shahu, në shesh derisa Rama të ngelë i vetëm

Aktualitet

Koçeku dha dorëheqjen nga PS, protestuesi: Ra një gur shahu,

Një protestues në podium foli për dorëheqjen e deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste. Ai tha se nga kjo protestë kryeministri Edi Rama do të ngelë i vetëm dhe të gjithë ‘të vetët’ do të bien një nga një. Në fund të fjalës qytetari tha se Koçeku tashmë duhet t’i bashkohet protestës.

Vetë Marjana Koçeku nuk i ka bërë me dije arsyet e largimit nga grupi i PS.

“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputet e pavarur.

Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e deputetes por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është t’iu bashkohet qytetarëve në shesh dhe bashkë me ne të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Ne do t jemi derisa kryeministri të jetë i vetëm, dhe a e dini ku ngelin vetëm, në qeli”, tha një qytetar.

ME TE LEXUARAT