KLP emëron në prokurorinë e Tiranës motrën e deputetes së PS, Ermonela Felaj

KLP emeroi ne prokurorine e Tiranes diten e sotme Eranda Felajn, familjaren e katert te deputetes se PS Ermonela Felaj.
Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj.
Nisma ne fjale ka ngjallur debat mediatik ne Shqiperi javen e fundit, ndersa diten e sotme ka mbizoteruar edhe seancen e Kuvendit te Shqiperise.
Burimet zyrtare thane se Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e hënë, më 03 korrik 2023, mbledhjen plenare të radhës në prani të 9 (nëntë) anëtarëve të Këshillit, si dhe në prani të përfaqësuesve të misionit OPDAT dhe medias. Mbledhja u drejtua nga Zëvendëskryetari zoti Tartar Bazaj. Nuk ishin të pranishëm Kryetari z.Alfred Balla i cili kishte ditën e raportimit në Parlament dhe z.Zeqir Hoda për një angazhim familjar.
Në mbledhje u miratuan:
U zhvillua seanca dëgjimore e palëve (ILD dhe Magjistrati), për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit S.H. Shpallja e vendimit do të bëhet në datë 17.07.2023 ora 10.00.
Vendimet “Për caktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e shpallur vakant Nr.1, Nr.2, Nr.3, Nr.4, Nr.5 dhe Nr.6 me vendimin Nr.92, datë 09.05.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele”, respektivisht u caktuan prokurorët: Elidon Hysenaj; Riselda Fishta, Suela Beluli, Alma Bramo, Ilir Hoxha dhe Anton Pali;
Vendimi “Për caktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për pozicionin e shpallur, me vendimin Nr.92, datë 09.05.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele” Këshilli caktoj prokuroren Ermira Manelli;
Vendimet “Për caktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për pozicionin e shpallur vakant Nr.1 dhe Nr.2, me vendimin Nr.92, datë 09.05. 2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele”, u caktuan respektivisht prokurorët Adnan Hoxha dhe Ledion Tema.
Vendimet “Për caktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e shpallur vakant Nr.1, Nr.2 dhe Nr.3, me vendimin Nr.92, datë 09.05.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele” respektivisht u caktuan prokurorët Eranda Felaj, Asllani Barjamaj dhe Julian Çafka;
Vendimet “Për caktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për pozicionin e shpallur vakant Nr.1 dhe Nr.2, me vendimin Nr.92, datë 09.05.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele”, respektivisht u caktuan prokurorët Aurora Hajro dhe Alba Dhima;
Vendimet për përfundimin pa vendim përfundimtar, të procedurës së lëvizjes paralele, shpallur me Vendimin Nr.92, datë 09.05.2023 të KLP-së, për pozicionin vakant Nr.1, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, si dhe për pozicionet vakant Nr.1 dhe Nr.3 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, për shkak se në vijim të procedurës së transferimit nuk mbeti asnjë kandidat në garë.
Vendimet për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit Xhevahir Lita në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”, dhe caktimin e përkohshëm të tij në pozicionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie.
Vendimet për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit Petrit Çano në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër”, dhe caktimin e përkohshëm të tij në pozicionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie.
Në përfundim, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës u miratua projektakti “Për shpalljen e 26 (njëzet e gjashtë) pozicioneve të lira në Prokuroritë pranë Gjykatave të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe konkretisht: Berat (3), Dibër (1), Durrës (1), Elbasan (1), Fier (5), Gjirokastër (3), Korçë (3), Lezhë (2), Vlorë (4), Sarandë (3), për magjistratët e emëruar nga Shkolla e Magjistraturës për vitin 2023”.
U la si afat data 10 korrik 2023, dita e fundit kur, kandidatët mund të ndajnë me vullnetin e tyre këto vende sipas klasifikimit të arritur në Shkollë. Nëse nuk do të ketë dakordësi mes tyre, i takon Këshillit të ndaj pozicionet duke i caktuar në detyrë në seancën e datës 10 korrik 2023.
Në datën 12 korrik ora 10.00 do të zhvillohet në KLP, betimi i 26 magjistratëve të rinj, ku do marrin pjesë përveç Këshillit dhe prokurorëve edhe të ftuar, familjarë, e drejtues. Media është e ftuar në këtë ditë festive të marrë pjesë.



