Kishin zënë hapësirën publike, në hetim 3 qytetarë në Dhërmi

Aktualitet

Kishin zënë hapësirën publike, në hetim 3 qytetarë

Tre shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Pushtimi i tokës".

Policia e Himarës në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. K., 45 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Havana e re”, Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse.

A. B., 44 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Perivoll”, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.

E. K., 43 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion