Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit
Lajmifundit
/
30 Maj 2021, 09:27
Aktualitet

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësor Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë.
Policia njofton se automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.V., ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin Besim Seli,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

