Kilometrike/ Si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 11 majit për disa qarqe

Aktualitet

Kilometrike/ Si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 11

Ky do të jetë modeli e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Fleta e votimit, në krye të saj ka logon e partisë kryesore në koalicione, më pas emrin e kreut të koalicionit, si dhe të gjitha partive që përbëjnë koalicionin. Më pas janë të renditur të gjitha kandidatët e listës së hapur.

Për të votuar, qytetarët do të kenë tre mundësi. Mundësia e parë është që të vendoset një X te koalicioni dhe kandidati pjesë e koalicionit.

Mundësia e dytë, të votohet vetëm kandidati dhe në këtë mënyrë vota shkon automatikisht edhe për koalicionin dhe e treta të votohet vetëm koalicioni. Në këtë rast digjet vota për kandidatët e listës së hapur.

Në rast se dikush do të votojë një koalicion dhe do të zgjidhte një kandidat jashtë këtij koalicioni, vota do të jetë e pavlefshme. Ky model i fletës së votimit pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë të martë në orën 16:00.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion