Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata jep vendimin për Ilir Metën

Aktualitet

Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, Gjykata jep

Në GJKKO u rrëzua sot kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kërkoi shuarje të masës së sigurisë.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani në një dalje për mediat theksoi se sot gjykata krijoi një precedent;

“I kërkuam gjykatës shuarjen e masës së sorgumit, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret e bazuara në ligj. Problemi është se ne bëjmë kërkesa të bazuara. Por gjykata nuk i merr parasysh.

Më në fund dëgjon prokurorët që flasin dy minuta. Sot Gjykata ka krijuar një precedent, mbajtjen pa ligj të presidenti në qeli. Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë seanca, apo ky gjyq. Do e kalojë apo do e kthejë për gjykim, se dimë se çfarë do të ndodh.

Jemi në errësirë totale. Gjykata e rrëzoi kërkesën tonë, pasi ne nuk e dimë vendimin e arsyetuar. Krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta. Janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Afati 1-vjeçar u ezaurua dje.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion