Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do kandidoj sërish në 2026! Gara do të jetë e hapur

Politikë

Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do kandidoj sërish në

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar se do të rikandiojë sërish për të qenë në krye të kësaj force politike në zgjedhjet e 2026.

 Në një bashkëbisedim me gazetarët, lideri demokrat përsëriti se zgjedhjet ishin një farsë dhe statuti i PD-së, sipas tij bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa. 

“Sigurisht pyetje është kjo”, deklaroi Berisha, teksa shtoi se gara mes kandidatëve do të jetë e hapur.

Kryedemokrati theksoi se do të jetë anëtarësia e PD-së që do të bëjë interpretimin përfundimtar.

Berisha komentoi edhe Reformën Territoriale e Zgjedhor, duke u shprehur se PD ende nuk ka një ekip të mandatuar.

Berisha: Do jetë anëtarësia e PD ajo që do i bëjë interpretimin përfundimtar do të ketë garë për kreun e PD, e hapur ama.

Do kandidoni sërish në 2026?

Berisha: Sigurisht që do jem, pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido.

Kë ka mandatuar PD për të qenë në krye të Reformës Territoriale dhe Zgjedhore?

Berisha: Akoma nuk kemi, do të mandatohen. Po bëhen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve, natyrisht po shqyrtohen rrethanat kriteret e me radhë.

S’ka akoma një ekip të mandatuar nga ne. Sapo të qartësohet çfarë platforme do të zbatohet në punën e këtyre Komisioneve, do të marrim vendimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion